Aksident në Shtip, katër persona me lëndime të rënda trupore

Shkupi

Aksident në Shtip, katër persona me lëndime të rënda trupore

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 23:18
Ilustrim

Në aksidentin e ndodhur në rrugën Shtip-Radovish katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Sipas zëdhënëses së SPB Shtip, Gordana Panajotova aksidenti ka ndodhur në orën 14:47 mes një kamioni me tabela të Shkupit e drejtuar nga personi T.D (37) dhe automjeti nga Velesi e llojit ‘Golf’ e drejtuar nga 46 vjeçari Zh.K nga Radovishit.

“Në aksident me lëndime të rënda trupore janë vozitësit e automjeteve, si dhe bashkudhëtarët në automjet”, tha Panajotova.

Ajo shtoi se të lënduarit janë bartur në Spitalin klinik në Shtip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat