Hetim kundër një personi për shitje të drogës në Shkup

Shkupi

Hetim kundër një personi për shitje të drogës në Shkup

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike sot dha urdhër për zbatim të hetimit kundër një personi i dyshuar për shitje të drogës.

“30 vjeçari i dyshuar më 7 gusht në shtëpinë ku ka banuar në rrugën ‘Kiro Krstevsi-Platnik’ në Shkup pa leje ka pasur drogë marihuanë në dy qese në total 52.48 gramë, degë të kanabisit prej 9.34 gramë, dhe 13 fara të kanabisit si dhe katër copa tabletë të thyer buprenofin. Gjatë kontrollit, nga ana e autoriteteve është marrë edhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Duke vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore, përkatësisht se ekzistojnë rrethana të rrezikut se i dyshuari do të arratiset dhe do ta përsërisë veprën penale, prokurori Publik tek gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat