Aksident trafiku në Shkup, bllokohet trafiku - Bota Sot
Aksident trafiku në Shkup, bllokohet trafiku

Shkupi

Aksident trafiku në Shkup, bllokohet trafiku

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 11:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për më shumë se një orë, Shkupi është i bllokuar.

Një aksident në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” ka bërë që të bllokohen të gjitha akset që kryqëzohen pranë kësaj qendre, me Pallatin e Gjykatave.

Nga pamjet mund të shihet se janë aksidentuar një makinë e llojit “Volvo” me targa të Gjermanisë si dhe një makinë “Polo” me targa të Shkupit. Përplasja ka qenë tepër e fuqishme, ndërkohë që nga informatat e para ende nuk është e qartë nëse ka viktima ose jo.

Bllokimi i kryqëzimit pranë Qendrës Mavrovasja ka bllokuar krejt itineraret ndërkohë që policia e rrugore ende nuk ka marrë masa për zhvendosjen e makinave të dëmtuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...