Theret me thikë një 17-vjeçar, humb jetën në spital

Shkupi

Theret me thikë një 17-vjeçar, humb jetën në spital

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pasi pas një konflikti fizik, është therur me thikë nga një bashkëmoshatar. Sulmuesi është kapur dhe arrestuar.

Policia informon se 35 minuta pas mesnate në SPB është denoncuar se në rrugën “Fevruarsi pohod” në lagjen Lisiçe në Shkup ka pasur zënkë mes disa personave me A.T (18), i cili ka qenë në shoqëri me K.D (17), e cila më pas ka vazhduar edhe me rrahje fizike.

“Në një moment A.T ka nxjerrur thikën dhe i ka shkaktuar plagë N.H (17), i cili me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në klinikën Nënë Tereza për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se policia e ka arrestuar A.T dhe po punon në zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat