Vazhdon shuarja e zjarreve nëpër fshatrat e Shkupit

Shkupi

Vazhdon shuarja e zjarreve nëpër fshatrat e Shkupit

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Zjarri që shpërtheu dje në fshatrat e Shkupit Bukoviç, Raoviç dhe Llaskarcë, mbrëmë ishte pjesërisht nën kontroll, ndërsa për sot u njoftua shuarja e tërësishme e zjarrit. Qendra e Menaxhimit të Krizave njoftoi dje në Facebook se gjatë natës do të ketë ekipe të zjarrfikësve për përhapjen e mundshme të zjarrit.

“Zjarri sipër fshatit Bukoviç është lokalizuar. Pjesa e zjarrit mes fshatrave Llaskarcë dhe Raoviç është aktiv. Gjatë natës do të punojnë ekipet e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit për shkak të mundësisë së zgjerimit të zjarreve. Deri më tani ajo mbulon një sipërfaqe prej rreth 100 hektarë, dhe ndërhyrja do të vazhdojë deri nesër”, deklaruan nga Qendra e Menaxhimit të Krizave në faqen e saj në Facebook.

Zjarri shpërtheu dje në mëngjes rreth orës 10:00 në terren të paarritshëm mbi fshatin Bukoviç të Shkupit, midis Raoviç dhe Llaskarcë. Një pyllit është djegur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat