Zjarr në Varvarë të Shkupit, nuk ka rrezik për zgjerim

Shkupi

Zjarr në Varvarë të Shkupit, nuk ka rrezik për zgjerim

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Gjatë pasdites në fshatin Varvarë të Komunës së Studeniçanit shpërtheu një zjarr.

Komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarrit, Vladimir Simonovski për AIM tha pas denoncimeve nga banorët e fshatit ata me tre automjete dhe tetë zjarrfikës kanë ardhur në terren.

“Zjarri është nën kontroll dhe nuk mund të zgjerohet drejt shtëpive. Zjarrfikësit vazhdojnë me shuarjen e zjarrit”, shtoi Simonovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat