Shkup, policia gjen dy fëmijë të mbyllur në veturë

Shkupi

Shkup, policia gjen dy fëmijë të mbyllur në veturë

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 14:14
Ilustrim

Nga MPB njoftojnë se dje rreth orës 21:50 në SPB Shkup është paraqitur se në hapësirat e parkingut në sheshin “Video Smilevski Bato” në një veturë të parkuar “alfa” me targa të Shkupi janë gjetur dy fëmijë të cilët ishin mbyllur brenda në veturë.

“Nga ana policisë menjëherë është intervenuar dhe fëmijët janë nxjerr nga vetura dhe janë dërguar në klinikën “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës mjekësore”, thonë nga MPB.

Policia ka zbuluar prindit e dy fëmijëve. Nga MPB për “Faktor” thonë se bëhet fjalë për T.T. (44) dhe M.N. (35).

Policia ka informuar prokurorinë publik dhe tani po punohet për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat