Demolohet Qendra Tregtare në Shkup, Shilegov publikon pamje

Shkupi

Demolohet Qendra Tregtare në Shkup, Shilegov publikon pamje

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 13:51
Pamje nga video

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, në faqen e tij në Facebook ka postuar një video në të cilën shihet se si një person e shkatërron një pjesë të çatisë të Qendrës Tregtare të Qytetit.

Në videon e publikuar nga Shilegov, shihet se bëhet fjalë për instalime të infrastrukturës dhe elemente të tjerë të nevojshëm për ta kthyer çatinë e betonit në një kopsht të gjelbër.

“Nuk do të ndalemi për shkak të këtyre njerëzve. Shkupi do të bëhet, dëshiron dikush ose jo”, ka shkruar Shilegov.

Ndryshe, Bashkia e Shkupit në muajin shkurt filloi me ndërtimin e çatisë së gjelbër të Qendrës Tregtare dhe sipas paralajmërimeve, duhet të jetë gati deri në shtator.

Projekti parasheh gjelbërim të 1800 metra katror, gjegjësisht hapësirës për nga sheshi “Maqedonia”. Duhet të mbillen edhe 29 drunj të lartë, si dhe 30 lloje tjera të drunjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat