Nëntë aksidente në Shkup

Shkupi

Nëntë aksidente në Shkup

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 11:43
Ilustrim

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore ndërsa gjashtë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta në nëntë aksidentet në Shkup gjatë ditës së djeshme.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, 36 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë. Nga komunikacioni janë përjashtuar 21 vozitës. Tre shoferë kanë vozitur me prani të alkoolit në gjak, 17 para se të marrin lejen e vozitjes dhe një fillimtar.

Policia gjithashtu ka përjashtuar nga komunikacioni edhe 15 automjete që nuk kanë qenë të regjistruara.

Karoteci ka ngritur 39 vetura për parkim të parregullt ndërsa për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse, policia ka gjobitur 17 motoçiklistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat