Vazhdojnë zjarret në malet e Shkupit

Shkupi

Vazhdojnë zjarret në malet e Shkupit

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:57
Zjarret

Zjarri i cili dje kishte shpërthyer mbi fshatin Straçincë të Malit të Zi të Shkupit, ende është aktiv.

Siç njoftoi dje Portalb, zjarri ka nisur rreth orës 12 të pasdites së djeshme, ndërkaq tymi me shpejtësi ka lëvizur edhe në drejtim të fshatit Mojancë të Kumanovës.

Për shkak të terrenit të vështirë, përskaj veturave dhe zjarrfikësve, për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe avionë.

Sipas informacioneve, zjarri ka kapluar hapësirë prej 3 deri 4 kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat