Shkup, sot protestohet kundër dhunës ndaj mjekëve - Bota Sot
Shkup, sot protestohet kundër dhunës ndaj mjekëve

Shkupi

Shkup, sot protestohet kundër dhunës ndaj mjekëve

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Nën moton “Stop dhunës mbi punonjësit shëndetësorë” sot paradite në qarkun e Qendrës Klinike do të mbahet protestë, në organizim të Asociacionit të Specializantëve dhe Mjekësve të Rinj.

Protesta pason pas sulmeve të fundit të mjekëve dhe personelit mjekësor në spitalin “Shën Naum Ohridski” në Shkup, në Poliklinikën Drapevë, ndërsa sulme pati edhe në Tetovë dhe në Kavadar.

Mbështetje të protestës paralajmëruan edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, Sindikata e Wendrës Klinike, si dhe anëtarë të shoqatave të punonjësve shëndetësorë.

Filipçe javën e kaluar paralajmëroi se sigurimi profesional do të kujdeset për sigurinë e personelit mjekësor në një pjesë të spitaleve. Si lokacione më kritike që planifikohet të sigurohen janë Spitali i Qqytetit “Shën Naum Ohridski”, Qendra Urgjente, Klinikat për Kardiologji, për Toksikologji dhe për Psikiatri.

Sindikata e Qendrës Klinike i ka njoftuar drejtorët e institucioneve publike shëndetësore sot sot do ta shfrytëzojnë pauzën gjysmëorëshe prej orës 11 e deri në 11.30 që të munden në atë periudhë t’i bashkëngjiten protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...