Mjekët në Shkup protestuan kundër dhunës ndaj personelit mjekësorë

Shkupi

Mjekët në Shkup protestuan kundër dhunës ndaj personelit mjekësorë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Punëtorët e mjekësisë sot përdorën pushimin gjysmë ore për të protestuar në Qendrën Klinike kundër dhunës që u ka ndodhur atyre për vite me radhë, ndërsa më shpesh rastet kanë ndodhur vitin e kaluar, nga pacientët dhe të afërmit e tyre.

Bordi Ekzekutiv i Sindikatës së Qendrës Klinike u bëri thirrje anëtarësisë së saj që masovisht të bashkohen në protestë.

Siç informojnë nga Sindikata, dhuna ndaj mjekëve dhe infermierëve ka qenë një përsëritje e së kaluarës, por Ministri aktual Venko Filipçe nuk ka bërë asgjë për të ndaluar dhunën.

Në 9 muajt e fundit, profesionistët e shëndetit janë përballur me gjithsej 15 sulme fizike, përfshirë 2 javën e kaluar. Një sulm ka ndodhur në një klinikë në Tetovë ku dy vëllezër sulmuan fizikisht një mjek në departamentin e lëkurës, si dhe një sulm në një strukturë shëndetësore në Draçevë ku u sulmua një infermiere 60-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat