Shkup, gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 150 shoferë

Shkupi

Shkup, gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 150 shoferë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme policia ka kryer aksione të ndryshme për të zbuluar shoferë që vozisin me shpejtësi të madhe dhe shoferë që drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit.

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, policia dje nga ora 6:00 deri në ora 24:00 ka kryer aksion për zbulimin e shoferëve që kanë tejkaluar shpejtësinë duke gjobitur 20 shoferë për tejkalim shpejtësia dhe duke zbuluar 45 kundërvajtje tjera.

Mbrëmë nga ora 23:00 deri në orën 5:00, policia ka zbatuar aksion për zbulimin e shoferëve që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Janë gjobitur 28 shoferë për praninë e alkoolit në gjatë dhe janë zbuluar 26 kundërvajtje tjera.

Policia dje gjithashtu nga ora 14:00 deri në orën 24:00 ka gjobitur edhe katër motoçiklistë dhe janë zbuluar 33 kundërvajtje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat