Alexis Tsipras arrin në Shkup, sonte pritet të takohet me kryeministrin Zaev

Shkupi

Alexis Tsipras arrin në Shkup, sonte pritet të takohet me kryeministrin Zaev

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 20:30
Alexis Tsipras

Alexis Tsipras sot pasdite për herë të dytë e vizitoi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Shkup, por këtë herë si lider i opozitës greke.

Nesër pritet panel diskutim të përbashkët mes Tsiprasit me Zoran Zaev në Samitin e ‘Ekonomist’ në Shkup, kur pritet të ketë rreth 450 pjesëmarrës.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të ketë politikanë, menaxherë, biznesmenë si dhe gazetarë.

Tsipras mbrëmë kishte fjalim në Greqi dhe tha se është krenar për arritjen e Marrëveshjes së Prespës ndërsa kundërshtarin e tij politik, kryeministrin aktual, Kyriakos Mitsotakis e vlerëson si ‘i paftyrë që tani e pranin marrëveshjen’.

Pritet që sot në Qeveri takimi mes kryeministrit Zaev dhe Alexis Tsipras ku do të bisedohet për integrimin e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat