Shkup, nëntë persona të lënduar në 12 aksidente trafiku

Shkupi

Shkup, nëntë persona të lënduar në 12 aksidente trafiku

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në pesë nga 12 fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit. Në shtatë fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar 33 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 19 vozitës para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorizues dhe 11 automjete të paregjistruara.

Për parkim jo të rregullt janë dhënë 60 dënime,, ndërsa me automjetin e posaçëm janë marrë 68 automjete.

Janë sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, tre këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe të semaforit, dy vozitës të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, një vozitës i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, një vozitës për reshtim të parregullt dhe dy vozitës për parakalim të parregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat