Shkup, shtatë persona të lënduar në aksidente trafiku

Shkupi

Shkup, shtatë persona të lënduar në aksidente trafiku

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 09:28
Ilustrim

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa gjashtë persona lëndime të lehta trupore në shtatë fatkeqësi komunikacioni nga gjithsej 11 që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit. Në katër fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material.

Dhjetë vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, sipas raportit të SPB Shkup, janë përjashtuar nga komunikacioni, si dhe nëntë vozitës të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, dy vozitës para se të pajisen me patent shofer, një vozitës fillestar dhe katër automjete të paregjistruara.

Për parkim jo të rregullt janë dhënë 41 dënime, ndërsa me automjetin e posaçëm janë marrë 39 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat