Shkup, lëndohen 12 persona në gjashtë aksidente - Bota Sot
Shkup, lëndohen 12 persona në gjashtë aksidente

Shkupi

Shkup, lëndohen 12 persona në gjashtë aksidente

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Dymbëdhjetë persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore në gjashtë aksidentet e ndodhura gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në katër aksidente tjera është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga MPB njoftojnë se dje policia e komunikacionit ka zbuluar dhe përjashtuar nga komunikacioni gjashtë shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e vozitjes, dy shoferë që kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, 16 shoferë para se të marrin lejen e vozitjes, dy fillimtar si dhe gjashtë automjete me defekte dhe 12 automjete të paregjistruara.

Janë gjobitur edhe dy shoferë që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, tre shoferë që nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, katër shoferë që nuk kanë dhënë përparësi kalimi në udhëkryq, dy motoçiklistë për mospërdorim të helmetës, 11 shoferë për mospërdorimin e rripit të sigursë dhe 12 shoferë për përdorim të celularit gjatë vozitjes.

Gjithashtu me automjetin e veçanta ‘Karoteci’ janë ngritur 78 automjete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...