Aksident në rrugën Shkup-Veles, pesë persona të lënduar

Shkupi

Aksident në rrugën Shkup-Veles, pesë persona të lënduar

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 15:30
Ilustrim

Pesë persona janë lënduar në një aksident në komunikacion që ndodhi në rrugën rajonale Shkup-Veles, pas që një kamion i markës “Zastave” me targa të Strumicës ka goditur një autobus të NPT-së. Sipas informacioneve të MPB-së janë lënduar të dy shoferët, dhe pesë personat tjerë.

“Dje rreth orës 12:20 është paraqitur se tek vendbanimi Drma ka ndodhur një aksident në komunikacion në mes një kamioni “Zastava” me targa të Strumicës e drejtuar nga A.R. (27) nga Strumica dhe autobusit (Jutong) me targa të Shkupit e drejtuar nga I.C. (28) nga Shkupi.

Në aksident lëndime të lehta kanë marrë të dy shoferët si dhe udhëtarët e autobusit F.C. (29), K.T. (36) dhe P.A. (18) të gjithë nga Shkupi me çka me veturën e ndihmës së shpejtë janë transferuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit” për dhënien e ndihmës së parë”, thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ekipet e SPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat