Shtatë persona të lënduar në 10 aksidente në Shkup

Shkupi

Shtatë persona të lënduar në 10 aksidente në Shkup

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Një motoçiklist dhe dy këmbësorë kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore në 10 aksidentet që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup.

Policia e komunikacionit, sipas të dhënave të SPB Shkup, ka përjashtuar 13 shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë, tetë shoferë që kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 13 shoferë para se të marrin lejen e vozitjes, një shofer fillimtar si dhe 12 automjete të paregjistruara dhe dy automjete për stërngarkim..

Për parkim të parregullt janë shqiptuar 78 gjoba ndërsa automjet special ‘Karoteci’ ka ngritur 74 automjete.

Gjithashtu është evidentuar edhe një këmbësor që ka kaluar rrugën jashtë vijave të bardha, një këmbësor që ka kaluar rrugën në të kuqe, tetë shoferë që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, dy shoferë shoferë për tejkalim të parregullt, dy shoferë që nuk kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në udhëkryq, një shoferë për mospërdorim të helmetës, 13 shoferë për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe 13 shoferë për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat