Shkup, protesta kundër rasteve të montuara

Shkupi

Shkup, protesta kundër rasteve të montuara

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 18:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Duke filluar nga parku i Çairit një grup protestuesish kanë marshuar deri para Kuvendit duke bërë thirrje për drejtësi dhe hetim ndërkombëtar për rastet e montuara gjyqësore që nga viti 2002.

Organizator i saj ishte vëllai i Sheqerim Ahmetit, “El Chekës”, i cili për opinionin u bë i njohur që pas publikimit të disa materialeve të përgjuara.

Asaj i është bashkuar edhe opozitarja “Lëvizja Besa” të cilët kanë deklaruar se shqiptarët kanë shumë arsye që të protestojnë.

“Pa drejtësi nuk ka qetësi” dhe “duam liri” kanë qenë disa nga brohoritjet në marshin protestues ku janë etiketuar edhe disa ish funksionarë si përgjegjës për dënimin e shumë personave të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat