Shkup, 12 të lënduar në 17 aksidente trafiku

Shkupi

Shkup, 12 të lënduar në 17 aksidente trafiku

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 08:56
Ilustrim

Dymbëdhjetë persona kanë marrë lëndime më të lehta në nëntë nga gjithsej 17 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në tetë aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga MPB-ja informuan se dje policia rrugore ka zbuluar dhe ka përjashtuar nga komunikacioni 21 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, nëntë shoferë para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjetin motorik, një fillestar, si dhe 17 automjete të paregjistruara.

anë sanksionuar edhe katër shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në të kuqe, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, gjashtë shoferë për parakalim të parregullt, katër shoferë për rreshtim të parregullt, një shofer për mosmbajtjen e rripit të sigurimit dhe 20 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar celularin gjatë drejtimit të automjetit motorik.

Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vijave për këmbësorë.

Janë hasur edhe 85 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 68 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat