Aksident në Shkup, autobusi godet një veturë

Shkupi

Aksident në Shkup, autobusi godet një veturë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Para pak çastesh në afërsi të Shkollës Fillore “Petar Zdravkovski Penko” ka ndodhur një aksident ku një autobus ka goditur një veturë.

Siç informojnë nga “Alsat” pa ndjenja ka mbetur shoferi i autobusit dhe një pasagjer i autobusit.

Ndryshe, autobusit të linjës 19 i ka dalë një makinë përpara ku shoferi ka frenuar në vend, gjë që ka shkaktuar përplasjen dhe lëndimin e disa udhëtarëve brenda autobusit.

Raportohet se personat e lënduar janë dërguar menjëherë për kurim në Qendrën Klinike, përfshi këtu edhe dy personat e lënduar rëndë.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e MPB-së dhe po hetojnë rastin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat