Heiko Maas të mërkurën për vizitë pune në Shkup

Shkupi

Heiko Maas të mërkurën për vizitë pune në Shkup

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 15:09
Heiko Maas

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas të mekurën do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Maas do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Në takim, siç njoftojnë nga MPJ, do të diskutohet për gjendjen politike të vendit, rezultati i Samitit të fundit evropian dhe hapat e ardhshëm për aktivitetet në pjesën e reformave.

Do të shqyrtohen edhe momentet kyçe nga marrëdhëniet midis dy shteteve dhe mundësitë për thellimin e këtyre marrëdhënie si dhe dinamika aktuale e marrëdhënieve në planin rajonal.

Krahas Dimitrov, Maas pritet të takohet edhe me kryetarin, Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat