Krisma mes dy grupeve në Shkup, s’ka të lënduar

Shkupi

Krisma mes dy grupeve në Shkup, s’ka të lënduar

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Krisma me armë zjarri është denoncuar pas mesnatës në hotelin ‘Alexandar Pallace’ në Shkup.

Siç njoftojnë nga mPB< tre persona kanë shkrepur armët ndaj personave që kanë qenë në restoran.

“Më 01.12.2019, rreth orës 00:35 është denoncuar krisma me armë zjarri në hotelin ‘Alexandar Pallace’ në Shkup. Të lënduar nuk ka. Sipas denoncimit, duke qëndruar në restorant ndaj personave E.I (21), E.I (25), O.B (35), K.I (41) dhe L.Q (25) tre persona kanë filluar të shkrepin armët ndaj tyre”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në fund thuhet se personi L.Q ka shkrepu ndaj tyre me pistoletën zyrtare pasi ka qenë zyrtar policor i cili nuk ka qenë në punë. Të lënduar nuk po por policia po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat