Dhjetë persona të lënduar në pesë aksidente në Shkup

Shkupi

Dhjetë persona të lënduar në pesë aksidente në Shkup

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 10:45
Foto ilustruese

Dhjetë persona kanë kaluar me lëndime të lehta, në 5 prej gjithsej 11 aksidente komunikacioni të cilët ndodhën dje në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme-Shkup. Në gjashtë aksidentet tjera, është shkaktuar vetëm dëm material.

Policia e Shkupit, informon se mbrëmë policia e komunikacionit ka sanksionuar një shofer i cili automjetin e tij ka drejtuar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjegjësisht nga trafiku rrugor janë përjashtuar edhe tre shoferë tjerë, të cilët pa pasur patent shofer kanë drejtuar automjetet. Njëkohësisht janë sanksionuar edhe katër shofer tjerë për shkak të veturave të paregjistruara.

Ndryshe, gjoba policia e trafikut u ka shqiptuar edhe tre shoferëve të cilët nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve.

Me ndihmën e veturës speciale “karrotreci”, janë larguar 66 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat