Nëntë aksidente në Shkup, tetë persona të lënduar

Shkupi

Nëntë aksidente në Shkup, tetë persona të lënduar

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:27
Ilustrim

Tetë persona janë lënduar më lehtë në pesë nga gjithsej nëntë aksidente, që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.

Policia e Shkupit, informon se dje nëpunësit policorë kanë sanksionuar dhe përjashtuar nga komunikacioni tre shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre pa pasur të drejtë për qarkullim dhe tre automjete tjera të paregjistruara.

Janë gjobitur edhe dy shoferë të cilët në semafor të kuq kanë kaluar në udhëkryq, përfshirë edhe një shofer për mosdhënien e përparësisë së kalimit për këmbësorët.

Një këmbësorë ka kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 70 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat