Shkup, hetim kundër një personi për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

Shkupi

Shkup, hetim kundër një personi për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Propozim për caktimin e masës deri në Gjykatën Penale Shkup për personin i cili ka fshehur lëndë narkotike tek fqinja e tij.

“Prokurori Publik nga PTHP Shkup ka dhënë urdhër për hapjen e procedurës hetimore kundër një personi, të moshës 27-vjeçare, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale ‘prodhim të paligjshëm dhe tregtimin e lëndëve narkotike’.

I dyshuari në mënyrë të paligjshme ka poseduar lëndë narkotike-mariuhanë, prej 1.512.2 gramë. Lënda narkotike ishte paketuar në tri qese, ndërsa ishte fshehur në hyrjen e shtëpisë së fqinjës së saj në Gjorçe Pertov.

Prokurori publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkup ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat