Kapen 30 emigrantë, arrestohet 41-vjeçari nga Shkupi

Shkupi

Kapen 30 emigrantë, arrestohet 41-vjeçari nga Shkupi

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Dje rreth orës 18:00 në Zonën Industriale në afërsi të fshatit Vasilevë është arrestuar një 41 vjeçar.

Personi është M.O, nga fshati Zelenikovë e Shkupit.

“Policia në furgonin e tipit Fiat Dukato me tabela të Shkupit, të drejtuar nga 41-vjeçari ka gjetur 30 migrantë. 29 shtetas të Afganistani ndërsa njëri shtetas i Pakistanit. Emigrantët janë transferuar në Qendrën për të huaj”.

Policia gjithashtu ka konfirmuar se 41-vjeçari M.O. kërkohet për vuajtjen e dënimit me burg, respektivisht ai është i dënuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shitje të substancave narkotike dhe psikotrope”.

I arrestuari është dorëzuar në Stacionin policor të Strumicës për procedura të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat