Shkup, gjatë javës së kaluar janë larguar 332 vetura të parkuar në mënyrë jo të rregullt

Shkupi

Shkup, gjatë javës së kaluar janë larguar 332 vetura të parkuar në mënyrë jo të rregullt

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Gjatë javës së fundit, në periudhën nga data 19 deri më 26 dhjetor, me automjetet speciale “karrotrec” në Shkup janë mënjanuar gjithsej 332 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, prej të cilave 59 janë mënjanuar nga vendparkimet zonale, ndërsa të tjerat 273 me urdhër të policisë së komunikacionit në bazë të shkeljeve të bëra – parkim në rrugë, shteg i çiklistëve, vendkalim i këmbësorëve, trotuar, sipërfaqe e gjelbër, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit, si dhe me thirrje nga personi i tretë.

Kontrolluesit e parkimeve zonale në periudhën e njëjtë kanë sanksionuar gjithsej 485 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, përkatësisht për parking të papaguar – shërbim. Prej tyre, 59 automjete janë mënjanuar me karrotrec, për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar për mbajtje të vendparkimit.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” apelojnë deri te qytetarët ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në vendparkimet e caktuara.

“Apelojmë të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve për parkim, në kohë ta rregullojnë pagesën për parkim të shërbimit, që të mos sanksionohen dhe të mos u vendoset bllokues i gomës. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS porosisë ose me kartelë gërvishtëse”, citohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat