Shkup, tre persona akuzohen për tentim vjedhje të rëndë

Shkupi

Shkup, tre persona akuzohen për tentim vjedhje të rëndë

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Prokurori Publik nga Prokuroria Publike Shkup në Gjykatën Penale të Shkupit parashtroi aktakuzë kundër tre personave për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

“Më 27 dhjetor, të akuzuarit në marrëveshje paraprake, kanë hyrë në shtëpi në rrugën ‘Ferid Bajram’ dhe kanë tentuar të vjedhin. Përderisa njëri nga të akuzuarit ka mbetur në automjet për t’u kujdesur që vij dikush dy të tjerët në mënyrë të dhunshme kanë hyrë në shtëpi dhe kanë filluar të vjedhin gjëra të vlefshme. Në atë moment një kalimtar rasti ka vërejtur dhe ka denoncuar në polici”, shprehen nga Prokuroria.

Tre të akuzuarit janë kapur nga pjesëtarët e njësitit ‘Alfa’ dhe janë privuar nga liria.

Duke marrë parasysh se ka rrezik për arratisje, prokurori në Gjykatën Penale ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masave të shqiptuara, përkatësisht paraburgim për dy të akuzuarit dhe paraburgim shtëpiak për tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat