Gjendet një trup i vdekur në Shkup

Shkupi

Gjendet një trup i vdekur në Shkup

Më: 4 janar 2020 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Sot paradite, në MPB është denoncuar se nën tribunat e stadiumit ‘Boris Trajkovski’ në lagjen Maxhari të Shkupit është gjetur një person i vdekur.

Bëhet fjalë për personin A.S (34), i punësuar në Agjencinë për sigurim ‘MDN’.

Viktima ka plagë në kokë ndërsa vdekja është e konstatuar nga ana e mjekut.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe pistoleta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat