Shkupi me ndotje enorme të ajrit

Shkupi

Shkupi me ndotje enorme të ajrit

Më: 4 janar 2020 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Sipas stacioneve që masin cilësinë e ajrit, Shkupi për momentin është me ajër të ndotur.

Në Shkup në Rekotrat, Lisiçe, Gazi Babë, Karposh dhe Qendër ndotja e ajrit është prej 244 PM10 deri në 460 PM10.

Sipas ‘Airvisual, Shkupi për momentin ndodhet në vendin e 12-të në botë për nga ndotja e ajrit. Edhe qytetet tjera si Tetova, Gostivari Strumica dhe Kërçova sot kanë ndotje enorme të ajrit.

Problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë. Shkupi ashtu sikurse qytetet tjera të Maqedonisë disa herë kanë qenë në listën e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Qeveria ka vendosur problemin e ndotjes së ajrit në prioritet qeveritar ndërsa opozita akuzon se asgjë nuk është ndërmarrë.

Edhe kryetari Stevo Pendarovski para disa javë mbajti takim me shoqatat ekologjike në mbledhjen e Këshillit për Siguri ku u diskutua për problemin e ndotjes së ajrit ndërsa shoqatat ekologjike atij i parashtruan katër kërkesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat