Eurokomesari Varhelyi në Shkup takon krerët e institucioneve shtetërore

Shkupi

Eurokomesari Varhelyi në Shkup takon krerët e institucioneve shtetërore

Më: 15 janar 2020 Në ora: 10:37
Oliver Varhelyi

Eurokomesari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varhelyi sot dhe nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut.

Siç njoftoi Delegacioni i Komisionit Evropian në Shkup, Varhelyi në Shkup do të takohet me kryetarin Stevo Pendarovski, kryeministrin teknik Oliver Spasovski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ai gjithashtu do të takohet edhe me liderët e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Varhelyi para vizitës së tij në Shkup deklaroi se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria duhet të nisin bisedimet në pranverë. Sipas tij, BE duhet të përmirësojë gabimin e tetorit kur nuk u dha data për nisje të bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat