Charles Michel për vizitë zyrtare në Shkup

Shkupi

Charles Michel për vizitë zyrtare në Shkup

Më: 20 janar 2020 Në ora: 18:00
Charles Michel

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel të premten do të vijë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Michel do të realizojë takime me përfaqësues të lartë në vend, ku do të bisedohet për metodologjinë e re të bisedimeve, si dhe për rrjedhën e procesit të reformave në vend.

Michel, para rreth një muaj në një intervistë për disa gazeta evropiane, vlerësoi se deri në maj kur do mbahet samiti në Zagreb, duhet të jetë e qartë se si do të duket reformave BE-së.

Vizita e kreut t KE-së, vjen 10 ditë pasi në Shkup ishte eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili vërtetoi perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe paralajmëroi se sërish do të kërkohet fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat