Shkup, vetura godet një fëmijë dhjetëvjeçar

Shkupi

Shkup, vetura godet një fëmijë dhjetëvjeçar

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:26
Ilustrim

Një fëmijë dhjetëvjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident që ndodhi dje në sheshin “Mito Haxhi-Jasmin” në Shkup.

Nga MPB theksojnë se mbrëmë rreth orës 21:15 është paraqitur se në sheshin “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” një automjet “Mazda” me targa të Shkupit e drejtuar nga D.D. (32) nga Shkupi ka goditur një këmbësorë të moshës dhjetëvjeçare.

Në aksident lëndime të rënda ka marrë fëmija, me çka është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naum i Ohrit” për dhënien e ndihmës mjekësore.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat