Arrestohen dy persona për alarm të rrejshëm me bombë në “City Mall”

Shkupi

Arrestohen dy persona për alarm të rrejshëm me bombë në “City Mall”

Më: 29 janar 2020 Në ora: 18:10
“City Mall”

Policia ka arrestuar dy persona për alarm të rrejshëm për bombë në QT “Skopje City Mall”, thonë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Janë arrestuar P.C. (19) dhe A.D. (19) dhe pas plotësimit të dokumentimit për rastin do të ngritet kallëzim penal.

Më herët nga Ministria e Brendshme theksuan se nga i njëjti numër telefoni, përmes së cilës ishte paralajmëruar rrejshëm për alarm me bombë, 40 qytetarëve u dërguan mesazhe me tekst për tu paraqit në stacionin policorë.

“Informojmë qytetarët se Ministria e Brendshme ftesa për bisedë në stacionin policor i dërgon me anë të letrës në adresë të shtëpisë ose nëpërmes thirrjes me telefon tek inspektori kompetent, dhe jo përmes SMS mesazheve”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat