Mbetjet e organeve njerëzore dhe mbetjet tjera mjekësore janë hedhur në deponinë “Drisla”

Shkupi

Mbetjet e organeve njerëzore dhe mbetjet tjera mjekësore janë hedhur në deponinë “Drisla”

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 15:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth pesëdhjetë ditë më parë, Qyteti i Shkupit, përmes një inspektimi të jashtëzakonshëm, u arrit në prova serioze të abuzimit në menaxhimin e mbeturinave në territorin e Shkupit. Sipas kryetarit Petre Shilegov, institucionet përkatëse janë informuar në kohën e duhur. Sot para mediave prezantoi foto dhe video të mbetjeve mjekësore, përfshirë pjesë të organeve njerëzore nga spitalet në Manastir dhe Prilep.

“Në vend që të përpunohet në mënyrë termike dhe sterelizuese, ndodhë që mbetjet mjekësore të përfundojnë në deponinë Drisla si mbeturina të zakonshme. Është paraqitur te Prokuroria Publike, por nga atje nuk ka informacione për ndërmarrjen e veprimeve dhe nëse zyrtarisht ka filluar me hetime. Sipas njohurive tona, shkelësi mbulohet nga dokumentacioni i një institucioni tjetër i autorizuar nga shteti”, tha Petre Shilegova.

Këtë rast e ka zbuluar inspektori i Qytetit të Shkupit, Miroslav Bogdanovski i cili ka reaguar në mënyrë profesionale dhe përgjegjës sepse kishte shumë njoftime nga qytetarët se diçka e dyshimtë po ndodhte në rrethinën e kompanisë për një kohë të gjatë, po përhapej një erë e pakëndshme dhe se mbeturinat nuk po trajtohen si duhet. Është shqetësuese se asnjë institucion tjetër nuk ka marr ndonjë masë për të mbrojtur qytetarët që jetojnë në afërsi të kompanisë nga sëmundjet ngjitëse të mundshme, Bogdanovski u detyrua të futej brenda dhe t’i kapte ata duke bërë trajtime të papërshtatshme të mbetjeve të rrezikshme.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Shkupi, Petre Shilegov kërkoi nga Prokuroria që të fillojë hetim për këtë rast.

Prej 20 janari, Drisla e ka të ndaluar të marrë mbeturinat mjekësore që janë hedhur si mbeturina të zakonshme komunale përveç nëse përpunohen siç duhet. Sipas rregulloreve, mbetjet duhet të përpunohen së pari termikisht, pastaj të copëtohen dhe pastaj të dorëzohen në deponinë Drisla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat