Mbahet premiera e filmit “I Love Tropoja” në Cineplexx në Shkup - Bota Sot
Mbahet premiera e filmit “I Love Tropoja” në Cineplexx në Shkup

Shkupi

Mbahet premiera e filmit “I Love Tropoja” në Cineplexx në Shkup

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 19:21
Shkup

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “2 Gisht Mjaltë”, Ermal Mamaqi sjell një komedi të re, me titullin “I Love Tropoja”, film i cili e mbajti premierën me datën 7 shkurt (sot) në kinemanë në Shkup.

Në prezencën e aktorëve kryesorë, së bashku me Ermal Mamaqin, sot në Shkup nga ora 19:00 u nis premiera e filmit që do të jepet në ekranet e Cineplexx disa dite me radhë në termine të ndryshme.

Filmi flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por çuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij. Gjate kalimit të kohës ai kupton se jeta në qytetin e largët nuk ishte aspak ashtu si e kishte menduar. Njerëzit nuk janë të egër dhe nuk ka rreziqe që i kanosin jetën, madje ashtu papritur ai gjen dashurinë e jetës së tij.

Filmi vjen nën regjinë e Ermal Mamaqi, ndërsa ai po ashtu luan një nga rolet kryesore në këtë film, së bashku me aktoret Enca Haxhia dhe Ariola Demiri, dhe kryeministrin Edi Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat