Nga fundjava e ardhshme në Parkun e qytetit të Shkupit shitës vetëm me leje

Shkupi

Nga fundjava e ardhshme në Parkun e qytetit të Shkupit shitës vetëm me leje

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Qyteti i Shkupit paralajmëron se nga fundjavë i ardhshëm vendos rend për lokacionet dhe sipërfaqen në të cilën do të mund të punojnë shitësit mobil, pas reagimeve të vizitorëve se uzurpohen shtigjet në pjesën e vjetër të parkut të qytetit me grumbullimin e rimorkiove. Thirrja publike për shfaqje të interesimit për shfrytëzim të lokacioneve për vendosje të pajisjes urbane në parkun e qytetit ka përfunduar, ndërsa, siç citojnë nga qyteti i Shkupit, gjatë javës së ardhshme do të zgjidhen shitësit mobil.

Sipas kushteve në thirrjen publike, shitësit e interesuar kanë aplikuar për vendosje të pajisjes urbane në 21 lokacione me sipërfaqe maksimale të barabartë në të dy pjesët e parkut të qytetit. Shitësit mobil të zgjedhur do të marrin leje për shfrytëzim të lokacionit të shënuar nga 1 marsi, pa mundësi për tërheqje nga sipërfaqja e konfirmuar e lokacionit. Çdo shitës do të duhet të kujdeset për pastërtinë e sipërfaqes në lokacionin e marrë. Me lejet për lokacionet do të zgjidhet kaosi me grumbullimin e shumë shitësve në një vend në parkun e qytetit, në llogari të hapësirës së lirë për lëvizje të vizitorëve, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Paraqitja e objekteve mobile dhe aparateve, shtohet në kumtesë, nuk do ta prishë ambientin e parkut të qytetit dhe nuk do të ketë ndikime ekologjike negative ndaj rrethinës (obligohet shfrytëzimi i agregatit për mbushje me energji elektrike, me zhurmë të ulët, cilësi të lartë me certifikatë për emision të ulët të gazrave të dëmshëm, ndërsa jo agregat industrial).

“Më e rëndësishme është që pronarët obligohen mbeturinat t’i hedhin në korpa të veçanta për mbeturina, ndërsa jo në korpat që janë të vendosura në park, me çka do të përmirësohet higjiena në park. Gjithashtu, me lejet do të rregullohet koha e punës dhe dorëzimi i mallit, ndërsa shitësit mobil nuk do të mund të përdorin sisteme për lëshim të muzikës dhe ngjashëm”, shtohet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat