Grabitje e armatosur në një barnatore në Shkup, MPB jep detaje

Shkupi

Grabitje e armatosur në një barnatore në Shkup, MPB jep detaje

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë ka ndodhur një grabitje e armatosur në një barnatore në rrugën “Fevruarsi pohod” në Lisiçe të Re.

Nga MPB thonë se denoncimin e kanë marrë rreth orës 21:30, kur një person me pistoletë është futur në barnatore dhe e ka kërcënuar të punësuarën.

I armatosur nga e punësuara ka marrë fitimin ditor.

Nga MPB thonë se ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat