Marsh kundër dygjuhësisë në Shkup

Shkupi

Marsh kundër dygjuhësisë në Shkup

Më: 1 mars 2020 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Disa organizata qytetare u mblodhën sot jashtë monumentit të Krste Petkov Misirkov pranë ASHAM-it për të kërkuar që gjuha maqedonase të jetë gjuha e vetme zyrtare në vend.

“Jo për dygjuhësinë në Maqedoni”, “Zaev Mafia”, “Vëllazëria e Krishterë” shkruante në banderolat që i bartnin ato, ndërsa kishte shumë që mbanin flamuj me “diellin e Kutleshit”.

Organizatat që drejtojnë marshimin po kërkojnë shfuqizimin e Ligjit të ri për gjuhët, rishikimin e kushtetutshmërisë së ligjit para Gjykatës Kushtetuese dhe organizimin e referendumit për shfuqizimin e Ligjit për gjuhët.

Vlladimir Çolakovskit nga “Agimi i Maqedonisë” tha se ata do të përpiqen të mbledhin nënshkrime për të organizuar një referendum. Sipas tij, Ligji për përdorimin e gjuhëve është tepër agresiv ndaj popullit maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat