​Dy raste të dyshuara për koronavirus në një hotel në Shkup

Shkupi

​Dy raste të dyshuara për koronavirus në një hotel në Shkup

Më: 5 mars 2020 Në ora: 20:51
Ilustrim

Rezultuan negative në testin për virusin korona edhe dy të dyshuarit e fundit, shtetas të huaj të cilët në vend qëndronin nga 28 shkurti në Maqedoninë e Veriut.

Njëri është shtetas i Singaporit dhe tjetri nga Australia të cilët në një hotel në Shkup kishin ardhur nga Gjermania.

Shfaqja e simptomave kishte filluar para tre ditëve ndërsa autoritetet i kanë njoftuar përmes shërbimeve të hotelit. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore konfirmoi që rezultatet janë negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat