Dezinfektohen rrugët dhe hapësirat publike të komunave të Shkupit - Bota Sot
Dezinfektohen rrugët dhe hapësirat publike të komunave të Shkupit

Shkupi

Dezinfektohen rrugët dhe hapësirat publike të komunave të Shkupit

Më: 21 mars 2020 Në ora: 14:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qyteti i Shkupit, Ndërmarrjet Publike dhe ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve në Shkup sot dhe nesër në terren kryejnë aksion të madh për dezinfektimin dhe larjen e rrugëve dhe hapësirave publike në të gjitha komunat e Shkupit.

Me cisterna dezinfektues special përdoren për të larë rrugët e qytetit në të gjitha komunat, si dhe për të pastruar dhe larë shtigjet e këmbësorëve dhe biçikletave, si dhe ndalesat e autobusëve.

Ky aksion madhor do të përfshijë brigjet e lumit Vardar, të gjitha parqet kryesore (të Qytetit, Zhena Borec, Ibni Pajko, Maqedonia, Çair, Gjorce Petrov dhe Rajskiot Park, Park-malet Vodno, Gazi Baba, Saraj dhe Kalaja e Shkupit.

Aktivitetet për pastrimin dhe dezinfektimin e hapësirave publike në qytet kanë për qëllim ngritjen e nivelit të higjienës publike dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga përhapja e coronavirusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat