Spitali “8 Shtatori”-Shkup do të pranojë pacientë me koronavirus

Shkupi

Spitali “8 Shtatori”-Shkup do të pranojë pacientë me koronavirus

Më: 23 mars 2020 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Kapaciteti i Klinikës së Sëmundjeve Infektive deri më tani është mbushur me vetëm 25 përqind. Konkretisht, kati i parë është i mbushur me pacientë që vuajnë nga coronavirusi dhe janë plotësisht të izoluar nga pacientët e tjerë.

Në këtë klinikë janë në dispozicion edhe tre kate të tjera, të cilat mund të strehojnë pacientë të rinj nëse është e nevojshme, ose nëse numri i pacientëve rritet. Ose konkretisht, Klinika për sëmundje infektive ka gjithsej 110 shtretër, të cilat mund të strehojnë pacientë që kanë nevojë për trajtim mjekësorë.

Përveç Qendrës Klinike Infektive Nënë Tereza, nëse ka rritje të pacientëve me COVID-19, spitali tjetër ku do të mjekohen është Spitali i Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, gjegjësisht ish-spitali ushtarak. Spitali “8 Shtatori” ka 400 shtretër, ose kapacitet për 400 persona.

“Atje ka një numër avantazhesh. Gjegjësisht ekziston një repart infektiv dhe tre specialistë. Kështu që institucioni tjetër për të marrë përsipër të sëmurët do të ishte 8 Shtatori”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat