Lëndohet rëndë një 26 vjeçar në aksident trafiku - Bota Sot
Lëndohet rëndë një 26 vjeçar në aksident trafiku

Shkupi

Lëndohet rëndë një 26 vjeçar në aksident trafiku

Më: 18 prill 2020 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Një 26 vjeçar, banor i Rosomanit është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë 15 minuta para mesnate në magjistralen Gradsko-Prilep, tek pompa e benzinës në Rosoman, ka njoftuar për AIM Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB-Veles.

Duke drejtuar mjetin me targa të Kavadarit, ai ka humbur kontrollin ndaj makinës dhe ka dal nga rruga. Për shkak të lëndimeve të rënda trupore 26-vjeçari është dërguar për kurim në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup.

Ekspertizë në vendngjarje kanë kryer organet kompetente të cilat punojnë në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat