Hetim për 23 vjeçarin nga Shkupi për drogë - Bota Sot
Hetim për 23 vjeçarin nga Shkupi për drogë

Shkupi

Hetim për 23 vjeçarin nga Shkupi për drogë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit dha urdhër për zbatimin e masave hetimore kundër një personi për drogë.

Sipas Prokurorisë, 23 vjeçari nga Shkupi në shtëpinë e tij ka pasur marihuanë prej 486.04 gramë e paketuar në disa paketime më të vogla dhe 4.04 gramë amfetaminë.

“Droga është gjetur gjatë kontrollit më 24 prill, nga ku janë konfiskuar edhe dy peshore digjitale”, shprehen nga Prokuroria.

Ata shtojnë se prokurori në procedurë të mëhershme gjyqësore në Gjykatën Penale të Shkupit ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat