“Dyfishohen kapacitetet e Klinikës Infektive në Shkup”

Shkupi

“Dyfishohen kapacitetet e Klinikës Infektive në Shkup”

Më: 3 maj 2020 Në ora: 18:29
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në profilin e tij në Fejsbuk theksoi se është vendosur sistemi me modulet në spitalin e manovrës modulare afër Klinikës Infektive. Për një afat më të shkurtër kohor, siç sqaroi, janë dyfishuar kapacitetet në këtë institucion.

“E vendosëm sistemin me modulet në spitalin manovrues modular afër Klinikës Infektive. Për një afat më të shkurtër kohor i dyfishuam kapacitetet e institucionit. Me mbëshetje fiinaciare të Ambasadës zvicerane furnizuam dhe vendosëm “module montuese”, ku janë vendosur ambientet për shtretër spitalorë, dhoma për pushim të personelit, tualete për pacientë dhe personelit, dhe dhoma për takime.

Ai sqaroi se e gjithë kjo strukturë është e lidhur me “lidhje të ngrohtë” me ndërtesën e Klinikës Infektive, ndërsa në periudhën e cila vijon do të pajiset edhe me pajisje të nevojshme jo mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat