Prokuroria propozon dënime me nga 2.000 euro për 53 persona nga Shkupi

Shkupi

Prokuroria propozon dënime me nga 2.000 euro për 53 persona nga Shkupi

Më: 15 maj 2020 Në ora: 13:35
Ilustrim

Gjithsej 53 persona nga Shkupi janë përfshirë në propozimin për shqiptimin e dënimeve që Prokuroria ia propozoi Gjykatës Penale të Shkupit për kryerjen e veprës penale ‘mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë’.

Të gjithë të akuzuarit, siç njoftojnë nga Prokuroria, nuk kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe gjatë orës policore kanë qenë në lokacione të ndryshme në qytet.

Prokurorët propozuan nga 2000 euro gjobë për secilin shkelës të orës policore, përkatësisht 100 gjoba ditore ndërsa një gjobë diture është 20 euro në kundërvlerë të denarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat