Spitali “8 Shtatori”-Shkup brenda një jave do të hap ambulancat - Bota Sot
Spitali “8 Shtatori”-Shkup brenda një jave do të hap ambulancat

Shkupi

Spitali “8 Shtatori”-Shkup brenda një jave do të hap ambulancat

Më: 16 maj 2020 Në ora: 18:11
Spitali “8 Shtatori”

Për një javë, Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” do të hap ambulancat, do të fillojë të funksionojë normalisht dhe do të jetë në shërbim të të gjithë pacientëve, jo vetëm ata me COVID-19, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Facebook.

Spitali, i cili ka vënë në dispozicion shumicën e kapaciteteve për COVID-19, edhe një herë do të vihet në punë për të gjithë qytetarët.

Me planin është parashikuar edhe njësia për infektim dhe lëkurë, e cila tani është transferuar, si dhe pjesa ku ishte njësia për dializë, të jenë të kyçura për pacientë me coronavirus, ndërsa kati i parë të jetë për rastet me urgjencë ku do të ketë edhe 20 respiratorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat