Shkup, transporti publik prej sot do të funksionojë sipas itinerarit të së shtunës

Shkupi

Shkup, transporti publik prej sot do të funksionojë sipas itinerarit të së shtunës

Më: 27 maj 2020 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Ndërmarrja e qarkullimit publik (NQP) Shkup informon se prej sot transporti publik do të funksionojë si zakonisht, përkatësisht pa kufizime kohore (prej 05:00 deri më 24:00, varësisht nga linja).

Autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës, me përjashtim të linjave 9, 19, 20 dhe 23, të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të reduktuar.

Nga NPQ përkujtojnë se edhe më tutje nuk vlejnë biletat pa pagesë të nxënësve të shkollave të mesme, si dhe transporti falas për persona të moshuar (gratë 62 vjeç, burrat 64 vjeç) të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat